Postimet e Fundit

Një material që po përdoret në bateritë e celularëve do të rrisë kohëzgjatjen e energjisë së tij kështu që nuk do të jetë e nevojshme që ju ta karikoni shpesh atë.

Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit dhe Universitetin Cornell janë duke projektuar një material të ri, i quajtur “magnetoelektrik multiferroik”.

Ky material do t’i lejojë kompjuterët të operojnë në valë të energjisë, në vend të rrymës konstante që aktualisht kërkohet.

Kjo teknologji nënkupton se do ketë më pak nevojë për energji në përgjithësi. Kjo është mirë për ju dhe për mjedisin.

Kjo sjell që karikimi i celularit do te bëhet më shpejt dhe sigurisht më rrallë.

Pse disa njerëz arrijnë më shumë sukses se sa të tjerët? Çfarë ka në mënyrën se si sillen dhe ndërveprojnë këta njerëz, me çarë janë të pajisur këta njerëz që arrijnë sukses më të madh se njerëzit e tjerë?

Shumë shpesh, është inteligjenca e tyre emocionale (EQ), ose me fjalë të tjera, aftësia e tyre për të identifikuar dhe menaxhuar emocionet e tyre dhe të të tjerëve.

Ja disa nga mënyrat me të cilat arrijnë të menaxhojnë jetët e tyre këta njerëz me inteligjencë të lartë emocionale:

Përqafojnë balancën punë-jetë personale
Njerëzve që punojnë shumë pa pushuar ose fokusohen në mënyrë të barabartë zakonisht u shterojnë energjitë para se të arrijnë potencialin e tyre. Anasjelltas, ata të cilët nuk punojnë shumë tentojnë që thjesht të arrijnë më pak se norma. Hapi i parë drejt Inteligjencës Emocionale është vetëdija: fokusimi se sa punë dhe sa fokus mund të marrësh dhe rritjes së limitit të sipërm të saj pa e kapërcyer atë.

Fuqizojnë partnerin e tyre
Gjetja e partnerit të duhur është pjesë kritike e arritjes së balancës emocionale. Ai person duhet të të stabilizojë, komplimentojë dhe të të fuqizojë, por ata mund ta bëjnë këtë vetëm nëse edhe ti e bën një gjë të tillë. Marrëdhëniet e suksessheme ku partnerët mbështesin inteligjencën emocionale të njëri-tjetrit janë simbiotike, dhe kjo fillon nga ty.

Fokusohen
Mundohem gjithmonë që në jetën time të bëj një dallim kyç ndërmjet muktitasking dhe multi-fokusimit. Edhe pse mund të jem duke bërë 3 detyra njëherësh në çfarëdolloj momenti të dhënë, unë i mbaj qëllimet e përgjithshëm shumë të fokusuar dhe nuk i ndryshoj ato derisa ato qëllime të arrihen.

Janë kreativë 
Mërzia pengon kreativitetin, i cili nga ana e vet pengon mirëqënien emocionale. Kreativiteti emocional manifeston veten në mënyrë më efektive me dëshirën për të kuptuar dhe eksploruar të tjerët pozitivisht. Individët të cilët kanë një kuriozitet të pastër pozitiv rreth të tjerëve tentojnë të formojnë marrëdhënie të fuqishme dhe që zgjasin.

Fillimisht dëgjojnë
Të dëgjosh rrjedh zakonisht nga kombinimi i kreativitetit emocional dhe disiplinës. Është një shenjë e një inteligjence të lartë emocionale të qënit kuriozë rreth njerëzv dhe mjaftueshëm të disiplinuar për të zhvendosur fokusin nga vetja dhe të dëgjojmë ata 75% të kohës.

Përqafojnë dinamizmin dhe paqëndrueshmërinë pozitive
Shuëmë siguri çon në mërzi, e cila me kalimin e kohës frenon simulimin intelektual dhe shpeshherë çon në pasiguri, e cila nga ana e vet pengon inteligjencën emocionale. Ndryshimi, në mënyrë të veçantë kur përqafohet me pozitivizëm, mund të jetë një katalizator i fuqishëm.

Nuk janë perfeksionistë
Perfeksionizmi, gati gjithmonë i papërmbushur, çon në stres intensiv dhe ankth emocional. Gjithashtu bën që t’u hidhet faji të tjerëve për dështimin për të jetuar në standarde të papranueshmen, që është një minus i madh i inteligjencës emocionale dhe në marrëdhëniet me të tjerët.

Nuk pranojnë përgjigjen e parë
Përdor kuriozitetin dhe të dëgjuarin për të shqyrtuar me kujdes zgjidhjet për shumë probleme. Inteligjenca emocionale është një nga mënyrat më të mira për të identifikuar zgjidhjet me shumë shtresa.

Lënë pas gabimet
Të jetosh në të kaluarën, dhe në gabimet e të tjerëve shkakton ankth, zemërim dhe faj të paqenë.

Drejtojnë zemërimin
Zemërimi në vetvete nuk është një emocion negativ, është katalizatori më i fuqishëm në arsenalin njerëzor. Por duhet të kontrollohet dhe të drejtohet nëpërmjet veprimeve të duhura dhe larg njerëzve. Inteligjenca emocionale i ndihmon njerëzit të përdorin inatin në mënyrën e duhur.

A e keni menduar ndonjëherë për çfarë arsye e keni atë xhep të vogël në pantallonat tuaja?

Xhepat janë shpesh një aksesor shumë i rëndësishëm i një linje të modës, e sidomos për veshjet e femrave.

Xhepat e xhinseve vijnë në mënyrë standarde çdo herë, 2 xhepa të pasme, dy të përparme dhe një i vockël në xhepat e përparmë.

Por, për çfarë përdoret ky xhep? Sigurisht, është shumë i vogël për para dhe është bërë para telefonave celularë.

Në një blog është zbuluar se xhepi është një ‘xhep ore’, mjaftueshëm i madh për të mbajtur ‘orë xhepi’.

Levi Strauss, brendi ikonik i amerikan i xhinseve i ka bërë këto xhepa për ‘kaubojt’ që ata të kenë ku të vendosin orën më përshtatshëm.

Kjo është një levë që shërben për të mbrojtur shoferët nga të “verbuarit” natën nga dritat e automjeteve që gjenden prapa tyre.

E ekspertët shpjegojnë se për çfarë në të vërtetë shërben.

“Kur ju jeni në makinë natën, mund të ndodh që t’ju verbërojë drita e fortë e veturave prapa jush. Në pjesën e poshtme të pasqyrës është një levë të cilën mund ta tërhiqni ose shtyni.

Pasqyra mund të lëviz poshtë ose lart, kështu që dritat prapa jush nuk mund t’ju ‘verbërojnë’”.

Aeroplanët transportojnë miliona udhëtarë në mbarë botën çdo vit, por gjithashtu ata bartin edhe mijëra udhëtarë të vdekur.

Disa pasagjerë mund të ndihen pak në siklet nëse do ta dinin se “nën ta” gjendet një arkivol. Për këtë arsye kompanitë ajrore përdorin nofka për të vdekurit, duke i quajtur që të gjithë me emrin “Jim Wilson”.

Nofka lejon shërbimet e transportit ose sipërmarrësit të thërrasin për një trup të vdekur pa e kuptuar askush.

Emri e ka prejardhjen nga arkat që përdoren për transportin e trupave.

Në raste të rralla trupat e vdekur thirren edhe HR, një shkurtim për “Human Remains” (mbetje njerëzore).

Rreth 50,000 trupa të vdekur transportohen me aeroplan çdo vit pasi njerëzit shpesh vdesin larg shtëpisë dhe duhet të transportohen drejt familjeve të tyre.


- “Konsumatori gjithmonë ka të drejtë” është një shprehje e zakonshme. Por imagjinoni sikurse jeni duke kaluar një ditë të keqe, jeni duke vdekur urie dhe askush nuk po nxiton t’ju shërbejë?
Dëshira juaj e parë është t’i thoni kamerierit atë çfarë vërtet mendoni, por me siguri se frikësoheni që ai do t’jua fusë gishtat në ushqimin tuaj, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh këtë, Telegrafi më poshtë ju sjellë disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të keni një komunikim të mirë me kamerierin, si dhe shërbimi të jetë më i mirë.

1. “A e ke shefin këtu? E kam mik të mirë…”

Restaurantet shpeshherë pranojnë thirrje nga “miqtë e shefit” për ta rezervuar një tavolinë më të mirë. Por nëse vërtet jeni miq të vërtetë me shefin e një restauranti, pse nuk e keni thirrur atë para se të shkoni në restaurant? Të gjitha përpjekjet për të arritur te shefi përmes kamerierit janë të papranueshme.

2. “Shërbena ujë” – nëse jeni më shumë se 6 persona në tavolinë

Imagjinoni se një kamerier ofrohet pranë tavolinës, e sheh të mbushur me shtatë persona, dhe dikush thotë se të gjithë doni ujë. Kamerieri vrapon poshtë e lart për t’ju sjellë ujë, ndërsa në fund pesë apo gjashtë persona as që e prekin gotën me ujë.

3. “Edhe sa duhet të pres për porosinë time”?

Jeni lodhur duke pritur porosinë tuaj dhe e thirrni kamerierin për herë të katërt. Normalisht kjo është e drejta e juaj, por nuk është mirë ta teproni. Është e mundshme se ju kanë harruar, e veçanërisht nëse kamerieri është fillestar, por arsyeja më e mundshme është se kuzhina i ka fajet prandaj kamerieri nuk ka ç’të bëjë!

Shumica prej nesh nuk ia kemi idenë se çfarë janë shenjat e bardha që shpesh na dalin në thonj.

Këto shenja kanë forma të ndryshme dhe shkaku i formimit të tyre gjithashtu është i ndryshëm.

Më poshtë Faktoman ju shpjegon se çfarë tregojnë këto shenja për shëndetin tuaj.

Këto shenja të bardha janë të njohura si ‘leukonychia’. Ato mund të shkaktohen si pasojë e shumë arsyeve, por shpesh janë edhe shenjë e problemeve shëndetësore.

Nëse i shihni këto pika në thonj që nuk po hiqen dhe që po dalin shpesh, duhet ta vizitoni mjekun, transmeton www.mediainteresante.com

Këto pika të bardha mund të jenë shkaktuar si pasojë e ndonjë ekzeme, sëmundje të lëkurës ose lythave. Në fakt, shenjat e bardha në thonj mund të tregojnë se ju keni ‘sarkoidosis’.

Sarkoidosis mund të zbulohet nga 7 shenja, dhe pikat e bardha në thonj janë një nga to. Është një sëmundje që prekë mushkëritë, lëkurën dhe organet e ndryshme.

Nëse vëreni se thonjtë tuaj kanë vija të bardha ose pika, duhet të bëni një kontroll tek mjeku, për të parë si është puna – pasi që problemi mund të jetë serioz.

Në rastet kur hani patate të skuqura djathë për darkë, ju e dini se keni konsumuar një dozë serioze kripe. Por përtej atyre ushqimeve, kripa mund të hyjë në ushqimin tuaj në shumë mënyra të tjera.

Çdo ushqim i përpunuar përmban kripë dhe çdo gjë që është e ngrirë ose e përgatitur gjithashtu përmban shumë kripë. Dhe ndërkohë që ka efekte anësore të konsumimit të kripës së tepërt, ka edhe disa shenja që sinjalizojnë se jeni duke konsumuar shumë kripë.

1. Përjetoni një dhimbje koke të papritur: Konsumimi i tepërt i kripës ndonjëherë mund të shkaktojë zgjerimin e enëve të gjakut në trurin tuaj, gjë që mund të çojë në dhimbje të forta koke, transmeton Indeksonline.

2. Dëmton shqisën e të shijuarit: Konsumimi i tepërt i kripës bënë që ushqim të ju duket me më pak shije ngaqë dëmton shqisën e të shijuarit.

3. Ndjeni fryrje në stomak: Ushqimet e kripura mund të ju shkaktojnë fryrje të mëdha në stomak. Kur ka shumë kripë në gjak, veçanërisht shkakton fryrje në zonën e barkut. Pas një vakti me ushqim shumë të kripur, mund të vini re edhe ënjtje në gishtat dhe gishtërinjtë.

4. Ndjeni shumë etje: Natriumi luan një rol të rëndësishëm në balancimin e lëngjeve në trup. Çdo ditë, kemi nevojë për kripë, për të ruajtur ekuilibrin e ujit në trup. Kur të ndjeni etje, është mënyra e trupit për t’ju thënë se nuk ka ujë të mjaftueshëm për të mbështetur nivelet e natriumit në trupin tuaj.

Kemi shkruar edhe më parë në Living se përdorimi i tepruar i kripës është po aq i dëmtshëm sa i sheqerit. Vazhdimisht zhvillohen studime lidhur me efektet e saj që shkojnë përtej ndikimeve në presionin e lartë të gjakut. Nga eksperimentet e fundit ka rezultuar se kripa dëmton kujtesën dhe të menduarit, pra ajo ka ndikime të drejtëpërdrejta edhe në tru.

Eksperimenti me kripën është zhvilluar te minjtë dhe pas tij, profesori I neurologjisë Costantino Iadecola, ka nxjerrë konkluzionin se kripa sjell problem edhe në memorine e njerëzve. Përdorimi i tepruar i saj do të jetë i dukshëm në vijimësi duke e rënduar gjendjen gjithnjë e më shumë.

Author Name

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.