22-vjeçarja nga Fieri i lë të gjithë pa fjalë, 36 mijë gozhdë për shqiponjën dykrenare

Këto dy ditë në të gjithë Shqipërinë mbizotërojnë ngjyrat kuq e zi, në veshjet e njerëzve, shtëpi, lokale, por edhe në rrjetet sociale.

Një vajzë nga Fieri, ka vendosur të krijojë diçka të veçantë me rastin e festave të nëntorit.

Lediana Sula, 22 vjeç, ka krijuar simbolin e flamurit kombëtar me 36 mijë gozhdë.

Ajo e ka shoqëruar simbolin e shqiponjës dykrenare, me shprehjen:

Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”.
Detajet i ka zbuluar vetë 22-vjeçarja me anë të një postimi në Facebook, ku tregon se përmasat e punimit janë 70×50 cm, ndërsa i është dashur më shumë se dy muaj për ta realizuar.

Ajo ka shkruar:
“Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur në botë. 36000 gozhdë që shënjojnë pikërisht çdo një prej sakrificave të vazhdueshme ndër shekuj të shqiptarëve për të patur kombin që kemi ne sot. Një punim i cili ka zgjatur për më shumë se 2 muaj për t’u realizuar, kur shpesh nata bëhej ditë pa e kuptuar, megjithëse do doja ta mbaja në dhomën time, kam vendosur ta ofroj për të gjithë ata që mund të jenë të interesuar. Gëzuar 28-29 Nëntorin! Për një Shqipëri të begatë!”
Labels:

Post a Comment

[blogger]

Author Name

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.