6 pyetjet që gjithkush duhet të pyes veten para se të jetë tepër vonë

Le të jetë kjo një listë kontrolli për t’ju ndihmuar të jetoni jetën që vërtetë keni kërkuar.

Me gati tre shekuj përvojë kolektive në këtë gjë të quajtur jetë, gjashtë autorë reflektojnë mbi gjërat që ata dëshirojnë t’i fokusojnë në fillim të lojës. Këtu janë pyetjet e këtyre gjigandëve letrarë që sugjerojnë të pyetni veten, duke filluar që tani.

“A jam duke bërë gjëra në jetë që vërtetë më bëjnë të lumtur, dhe a jam duke bërë gjëra në jetë që më trembin mua?”

Këto janë dy pyetje të ngjashme që Angela Flournoy (The Turner House) dëshiron të pyes veten sa më shpejt të jetë e mundur në moshën madhore. “Ato (pyetjet) realisht qëndrojnë pranë njëra-tjetrës shumë herë”, thotë ajo.

“Si mund ta menaxhoj të qënit vetëm?”

Lawrence Raab (Mistaking Each Other for Ghosts) pranon se nuk ka përgjigje të përgjithshme për këtë pyetje – kuptimi real qëndron në të pyeturit. “Është e rëndësishme që të jeni të gatshëm të qëndroni vetëm, sepse të gjithë në një pikë të jetës sonë jemi vetëm”, thotë ai. “Pra, kur jeni vetëm është gjithashtu një mënyrë që ta aktivizoni mendjen tuaj, ta aktivizoni inteligjencën tuaj, ta kultivoni imagjinatën tuaj”.

“A vlenë koha ime?”

Kjo është një pyetje që Faith Salie (Approval Junkie) thotë se e mësoi nga burri i saj. “Koha juaj është e paçmueshme dhe ju nuk mund të keni asgjë më shumë se ajo”, thotë ajo. “Gjërat më të çmuara në jetë janë koha dhe dashuria … Ka gjithmonë më shumë dashuri, por kohë? Ajo nuk kthehet”.

“A po përpiqem fort aq sa mundem?”

Darin Strauss (Half a Life) thotë se sa më i vjetër bëhet, aq më shumë e kupton se jeta ka lidhje me përpjekjen, më shumë se çdo gjë tjetër. “Është pikërisht të lodhni bythën” thotë ai.

“Çfarë do të bëhet në gjashtë muaj?”

Për Sloane Crosley (The Clasp), të menduarit për të ardhmen më të afërt është një ushtrim i dobishëm. “Ka aq shumë presion për të marrë vendime gjigande”, thotë ajo. “Mund të jetë tepër frikësuese, sepse unë po ndjejë sikur e tëra është paraqitur në një spektër pesëvjeçarë, i cili është realisht vështirë të imagjinohet”.

“A jam personi që gjithmonë kam kërkuar të bëhem?”

Kurrë nuk është tepër vonë për të bërë një ndryshim. Rayya Elias (Harley Loco) e merr këtë në zemër. “Kjo është një pyetje vërtetë, vërtetë e rëndësishme që unë e pyes veten pothuajse çdo ditë”, thotë ajo.
Labels:

Post a Comment

[blogger]

Author Name

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.