8 Arsye të Problemeve me Sytë

Flake tutje iPad-in dhe ha ca boronica. Një studim ka zbuluar se shumë kohë e të parës dhe pak konsumim i së dytës mund të sqarojë problemet me të parit.

Përveç boronicave dhe ekraneve, edhe shumë gjëra tjera mund të jenë fajtore për problemet e papritura me sy. Më poshtë janë 8 arsye që duhet kushtuar vëmendje.

Dilni më shumë në diell
Shumë studime tregojnë se qëndrimi në ambientet e mbyllura shkakton probleme me të parit – sidomos tek fëmijët. Por qëndrimi sa më gjatë jashtë mund të parandalojë problemet me sy. Pse? Drita e diellit shkakton zvogëlimin e bebëzës së syrit, që redukton mjegullimin e të parit, thuhet në një studim të Universitetit të Sydneyt në Australi. Autorët e studimit thonë se drita e diellit po ashtu mund të forcojë sytë nëpërmjet lirimit të dopaminës, e cila shpërthen kur retina e syrit ekspozohet në dritën natyrale.

Nuk ua ka ënda boronicat
Nëse keni problem me të parit natën, njëri nga shkaktarët e kësaj është stresi oksidativ, thuhet në një studim të Universitetit të Mjekësisë në Massachusetts. Shumë studime bëjnë një ndërlidhje ndërmjet ngrënies së boronicave dhe përmirësimit e të shikimit natën. Antioksidantët në boronica mund të ndihmojnë kufizimin e dëmtimeve si pasojë e oksidantëve që dëmtojnë sytë sidomos në moshat më të shtyra, thuhet në studimin “Molecular Nutrition and Food Research”.

Keni pak Vitaminë D
Gratë që marrin shumë vitaminë D kanë shanse deri në 44 më pak të preken nga sëmundjet e syve në pleqëri, thuhet në një studim të Uinversitetit të Buffalos. Vitamina D – qoftë e marrë nga mishi i peshkut, drita e diellit, ose ushqimet tjera të pasura me vitaminë D, mund t’i luftojnë shumë sëmundje të syve, thonë autorët e studimit.

Leximi i tepërt
Edhe pse me rezultate kundërthënëse, një grumbull studimesh kanë zbuluar një lidhje ndërmjet leximit të tepërt dhe problemeve me sy. Sytë janë më të angazhuar për tu përqendruar në gjërat që keni afër. Autorët e disa prej këtyre studimeve teorizojnë se zhytja e fytyrës në libër, sidomos në fëmijëri, mund ta shkaktojë miopinë thuhet në një studim nga “Ophthalmic & Physiological Optics”. (Ndoshta është mungesa e dritës së diellit – dhe jo koha sa kalon duke lexuar – që është shkaktar i problemeve me sy, thonë autorët e këtij studimi)

Kujdes me smartphone-in
Orët e ekspozimit para ekraneve të llap-topit, tabletit dhe telefonave smart, mund të qojnë në paraqitjen e “sindromit kompjuterik të të parit” – një term goxha i komplikuar që shpjegon çrregullimet e të parit të turbullt deri tek koke dhimbjet dhe marramendja. Nëse ndjeni sytë e lodhur ose të tendosur pasi keni kaluar shumë kohë para kompjuterit, ndiqni rregullin 20 me 20. Çdo 20 minuta, nguliti sytë 20 metra larg për 20 sekonda.

Përdorimi i ilaçeve kundër akneve
Sikur të mos mjaftonte shqetësimi për komplekset e dukjes, përdorimi i ilaçeve kundër akneve mund të shkaktoj problem me sytë, thuhet në një studim të “Lens and Eye Toxicity Research”. Isotretinoin, emri gjenerik i ilaçit, mund të rris sasinë e dritës ultravjollcë që sytë tuaj absorbojnë, thonë autorët e studimit.

Shtatzënia
Probleme të papritura për t’i parë shenjat e rrugëve dhe stendat e afisheve? Është deri diku e zakonshme për gratë shtatzëna të mos shohin larg gjatë kësaj periudhe, thuhet në studimin e revistës “Journal of Pregnancy”. Derisa autorët e studimit nuk mund të specifikojnë këto problem me sytë, ata japin një lajm të mirë: problemi zhduket pas lindjes.

Vuani nga diabeti
Sëmundja e diabetit është njëra ndër arsyet më të shpeshta që shkakton probleme me sytë. Në fakt, shikimi i mjegulluar mund të jetë njëra ndër shenjat e para të zhvillimit të diabetit Tip 2. Sëmundja ndërpret qarkullimin e gjakut në disa pjesë të retinës, dhe mund të qojë deri në verbërim, thuhet në studimin e një universiteti nga Indiana.
Labels:

Post a Comment

[blogger]

Author Name

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.