Mendoni se kërcitja e gishtave është e dëmshme? Gaboheni

Kërcitja e gishtave është një nga zakonet e bezdisshme, që shumë njerëz mendojnë se është madje edhe i dëmshëm për duart. Dikur mendohej se kërcitja e gishtave në moshë të re lidhej me dridhjen e duarve në moshën e pleqërisë.



Por, sipas një studimi të ri, ka rezultuar e kundërta.

Pasi janë vëzhguar personat që i kërcisnin gishtat dhe ata që nuk i kërcisnin, ka rezultuar se grupi i parë, në fakt, nuk kishte aspak probleme me duart. Madje, ata që i kërcisnin gishtat, kishin një lëvizshmëri më të mirë se ata që nuk e bënin këtë.

Nyjet, si ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të pëllëmbës, kanë disa hapësira të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinovial, i cili kryen funksionin e grasos, që lejon lëvizjen e kockave dhe pengon fërkimin e tyre me njëra-tjetrën.

Kur ju kërcisni gishtat ose nyje të tjera, ju zgjeroni hapësirën midis kockave. Ky zgjerim hapësire, krijon një tension negativ që e tërheq lëngun sinovial që ndodhet në nyje, në këtë hapësirë të re të krijuar.

Futja e menjëhershme e lëngut në këtë hapësirë është kërcitja që ju dëgjoni.
Labels:

Post a Comment

[blogger]

Author Name

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.