Mos bëni gabimin që këto 5 gjëra t’ua thoni të tjerëve, ju tregojnë të paedukatë

Gjërat personale nuk është mirë që t’i diskutoni me të tjerët, të paktën jo me njerëz që nuk keni shumë konfidencialitet, pasi jo vetëm që nuk do u zgjidhen hallet, por shpesh edhe u ul vlerat në sy të tjerëve. Sa më pak që të tjerët të dinë për ju aq më shumë do u vlerësojnë për atë që realisht jeni dhe jo për çka ndërtojnë rreth thashethemeve.

Gjërat personale, sidomos këto të 5-ta që do rendisim më poshtë mbajini për vete dhe mos i ndani me tjerë pasi veçse do përjetoni një zhgënjim.

Konfliktet brenda familjes tuaj dhe në marrëdhënien tuaj në çift, është e pahijshme dhe e papëlqyeshme që të “hapni barkun” për çdo zënkë që keni, njerëzit do u marrin për person të paqëndrueshëm dhe zgjidhje nuk do u japin.

Bamirësitë tuaja, të ndihmosh tjerët është mirë por mos u mburrni me të sepse do duket sikur e keni bërë për të rënë në sy.
Qëllimet tuaja për të ardhmen, mos i shpërndani idetë tuaja si vaji në lakra, tregojini ato pasi t’i keni arritur dhe kështu nuk rrezikoni që dikush t’u vjedhë idetë.

Mendimet tuaja të thella, ndajini gjërat subjektive dhe ato objektive. Sa t’ju keqkuptojnë të tjerët më mirë mbajini mendimet vetëm për vete sepse askujt nuk i hyjnë në punë.

Mënyra e jetesës, detajet tuaja të jetës që janë diçka mëse personale mbajini për vete sepse njerëzit do u marrin seriozisht si të paedukatë.

Post a Comment

[blogger]

Author Name

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.